Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, kërkoi nga Serbia ta falë shtetin e tij pasi mori pjesë në bombardimet ndaj Beogradit në vitin 1999, të cilat nisën gjatë luftës së fundit në Kosovë, për ta parandaluar gjenocidin.
Këtë deklaratë, Zeman e dha në një konferencë për medie, pasi priti në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia shprehi mbështetjen e saj për ne, dhe ne e bombarduam atë. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimet në ish Jugosllavinë. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte”, u shpreh ai.
Ndërsa, presidenti Vuçiq, theksoi se dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.