Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe kryetari i parë i Superligës ka reaguar për krijimin e garës më të re në futboll.
Krahas reagimeve, përfshirë FIFA-n dhe UEFA-n, kreu i Los Blancos ka sqaruar situatën e krijuar rreth propozimit se si do të ndryshojë futbolli.
“Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë atë në vendin e duhur në botë. Futbolli është sporti me më shumë se katër milirardë tifozë dhe përgjegjësia jonë është t’i përgjigjemi dëshirave të tyre. ka thënë ai.
Andrea Agnelli, kryetar i Juventusit dhe nënkryetar i Superligës, tha se 12 klubet themeluese përfaqësojnë miliarda tifozë në të gjithë globin dhe 99 trofe evropianë”.
“Ne kemi ardhur së bashku në këtë moment kritik, duke bërë të mundur që konkurrenca Evropiane të transformohet, duke e vendosur lojën që duam në një bazë të qëndrueshme për të ardhmen afatgjatë, duke u dhënë tifozëve dhe lojtarëve amatorë një rrjedhë të rregullt të ndeshjeve kryesore që do të ushqejë pasionin e tyre për lojë”, ka shtuar më tej ai.
Dhe së fundmi, Joel Glazer, Bashkëkryetar i Manchester United dhe nënkryetar i Superligës, tha se duke mbledhur klubet dhe lojtarët më të mirë në botë për të luajtur me njëri-tjetrin gjatë gjithë sezonit, Superliga do të hapë një kapitull të ri për futbollin evropian.
Propozimi që ishte këtë të diele u ndesh me kundërshtime të vendosura nga Liga Premier , FA, ECA, FIFA, UEFA dhe madje edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
ECA mbajti një takim urgjent të dielën në mbrëmje për të diskutuar propozimin.
Agnelli, i cili është president i ECA, dhe i cili ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, nuk ishte i pranishëm.