Alexander Stubb ka propozuar që homologu amerikan, Donald Trump, të kalojnë së bashku pak kohë në një sauna tradicionale finlandeze, si një mënyrë joformale dhe simbolike për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës së ndërlikuar rreth Grenlandës.
Sipas presidentit finlandez, ky ritual tipik nordik shërben jo vetëm për relaksim, por edhe për reflektim të qetë dhe marrje vendimesh më të balancuara.
“Është më mirë të ndalemi për një moment – të shkojmë në sauna, të bëjmë një banjë të mirë me avull – dhe vetëm më pas të kërkojmë një zgjidhje të arsyeshme. Nëse do të arrinim ta bindnim presidentin Trump të shkonte në sauna, mendoj se do të arrinim diçka konkrete,” u shpreh Stubb, duke nënvizuar rëndësinë e qetësimit të tensioneve përpara dialogut politik.
Kjo, megjithatë, nuk është nisma e parë e këtij lloji nga ana e udhëheqësit finlandez.
Stubb është i njohur për promovimin e asaj që ai e quan “qasje finlandeze” ndaj diplomacisë, e cila përfshin pauza të menduara dhe reflektim përpara negociatave të vështira.
Në mars të vitit 2025, ai u kishte bërë thirrje tashmë Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ngadalësonin ritmin e përplasjeve verbale dhe politike, duke u kthyer në tryezën e bisedimeve pas një pauze “në stilin finlandez”, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe afatgjatë.
