Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e armëpushimit, shkruan Aljazeera.
“Presidenti inkurajoi kryeministrin Netanyahu që të përfundojë me sukses këto negociata të cilat mund të çojnë në lirimin e pengjeve, mbrojtjen e civilëve përmes një armëpushimi”, tha presidenca franceze në një deklaratë.