Presidenti i Azerbejxhanit akuzon Rusinë për rrëzimin e aeroplanit

Presidenti i Azerbejxhanit akuzon Rusinë për rrëzimin e aeroplanit

Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev  fajësoi drejtpërdrejt Rusinë, për rrëzimin e një avioni pasagjerësh të vendit që ai udhëheq, ngjarje kjo e ndodhur të mërkurën që shkoi.

Lideri i bëri thirrje Moskës të pranojë përgjegjësinë, dhe të ofrojë kompensim për viktimat.

Ai gjatë intervistës me transmetuesin kombëtar të vendit, tha se një kërkimfalje e “paqartë” e lëshuar nga presidenti rus Vladimir Putin, nuk mjafton për të ruajtur marrëdhëniet miqësor midis dy ish-shteteve sovjetike.

Aeroplani Embraer 190 po udhëtonte nga Baku, Azerbajxhan, për në Grozny në Rusinë jugore të mërkurën, por u devijua nga rruga e tij pasi hasi në ndërhyrje në sistemet e tij të navigimit dhe ndikim me objekte të jashtme, sipas qeverisë së Azerbajxhanit.

Avioni u rrëzua menjëherë në Kazakistan, duke rezultuar në vdekjen e 38 nga 67 personat në bord, më shumë se gjysma e tyre shtetas azerbajxhanas, shkruan The New York Times.

Zyrtarët e Azerbajxhanit dhe ShBA-së, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të aviacionit, kishin thënë se besonin se avioni ka shumë të ngjarë të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore. Moska, megjithatë, nuk e ka pranuar përgjegjësinë.

Related Articles