Presidenti i Ballkanit shuan zërat për largim të Ilir Dajës nga klubi

Presidenti i Ballkanit shuan zërat për largim të Ilir Dajës nga klubi

Ditëve të fundit ka pasur raporte se trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, po e mendon largimin nga ky klub, për shkak të rezultateve të dobëta në garat e UEFA-s.

Megjithatë, duket se një gjë e tillë është vetëm një spekulim, pasi drejtori i Ballkanit, Arsim Kabashi, postoi një fotografi bashkë me Dajën, duke bashkangjitur dy emoji – atë luanit dhe mbretit.

Kabashi duket se përmes këtij postimi ka dashur ti shuajë zërat për një largim të tillë, duke e bërë të qartë se Daja është aty për të qëndruar. /Gazeta Enigma

Related Articles