Presidenti i Ballkanit thotë se nuk do të dorëzohen: Recetën e kampionit nuk e dijnë të gjithë

Presidenti i Ballkanit thotë se nuk do të dorëzohen: Recetën e kampionit nuk e dijnë të gjithë

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka bërë një paralajmërim për kundërshtarët në këtë edicion të Superligës.

Ai është shprehur i sigurtë se therandasit nuk janë dorëzuar dhe se do të kthehen edhe më të fortë.

Këto deklarata ai i bërë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Epoka e Ballkanit vetëm sa ka filluar, recetën e kampionit nuk e dijnë të gjithë, ne ishim dhe do të jemi”, ka shkruar Kabashi.

Pas dominimit absolut në tre sezonet paraprake, Ballkani e pati një rënie në këtë edicion, derisa e sheh veten 10 pikë prapa lideres Drita. /Gazeta Enigma




Related Articles