Presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku, ka reaguar pas sigurimit të titullit kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2024/25.
Klubi nga Gjilani riktheu trofeun më të madh në qytet, duke përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm në krye të tabelës.
Në deklaratën e tij, Bunjaku u shpreh i entuziazmuar për suksesin dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje madhështore.
“E rikthejmë titullin në qytet pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Drita është kampion i Kosovës me plot meritë. Faleminderit futbollistëve dhe stafit për gjithçka që kanë dhënë në fushë, faleminderit tifozëve tanë ‘Intelektualëve’ dhe gjithë mbështetësve që na kanë përkrahur gjithmonë”, deklaroi ai.
Presidenti Bunjaku theksoi se suksesi nuk ndalet këtu, duke paralajmëruar sfida të reja në arenën ndërkombëtare dhe synime për trofe të tjerë në të ardhmen.
“Na presin gjëra edhe më të mira, fillimisht në Evropë pastaj edhe trofe të tjerë. Drita, krenaria e qytetit,” përfundoi ai.
Drita ka fituar tre tituj kampioni nën drejtimin e Flamur Bunjakut dhe Valon Mureselit.