Tifo-grupi i Dritës, “Intelektualët”, kanë thënë se do të bojktojnë ndeshjet e skuadrës së tyre deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberit.
Sipas tyre, Vavalis e Zymberi ‘janë fajtorët që Drita nuk po bën dritë e nuk po arrin qoftë edhe dy fitore radhazi’.
Reagim i tyre vjen pasi të hënë Prishtina shënoi fitore ndaj Dritës, me rezultat 1-0, në sfidën që u zhvillua në Lipjan.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i Dritës, Valon Murseli i del në mbrojtje drejtorit sportiv të klubit, Valon Zymberit.