Presidenti indonezian, Joko Widodo, thotë se i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, nga lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Widodo u takua dje me presidentin ukrainas në një vizitë në Kiev dhe sot ka qenë në Moskë për një takim me Putinin.
“Unë i përcolla mesazhin e presidentit Zelensky, presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë.
Ai nuk zbuloi se çfarë thoshte mesazhi, por shtoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.
Widodo tha se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe nga ana tjetër Putin u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehra, furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore, shkruan BBC.