Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë të mërkurën një vizitë të papritur në Kiev.
Michel ka shkruar në Twitter për vizitën e tij në Ukrainë, duke thënë se “ndodhet në zemër të Evropës së lirë dhe demokratike”, raporton BBC-ja.
Michel është pritur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili në një postim në Telegram ka thënë se ai është një “mik i madh i Ukrainës”.
Zelensky e ka falënderuar presidentin e Këshillit Evropian për vizitën, derisa ka shtuar se sanksionet kundër Rusisë, mbështetja financiare dhe në mbrojtje për Ukrainën, janë disa prej çështjeve që janë diskutuar gjatë takimit mes tyre. / Gazeta Enigma.