Presidenti i Këshillit të BE-së: Dënojmë veprimet provokative dhe ilegale të Rusisë

Presidenti i Këshillit të BE-së: Dënojmë veprimet provokative dhe ilegale të Rusisë

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel përmes një reagimi në Twitter ka akuzuar Rusinë për veprime ilegale dhe provokative ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Michel ka shkruar se i dënojnë veprimet e Rusisë dhe do të rishikojnë marrëdhniet BE-Rusi në qershor.

“Ne dënojmë aktivitetet e paligjshme, provokuese dhe përçarëse të Rusisë kundër BE-së dhe Shteteve të saj anëtare. Ne do të bëjmë një rishikim për raportet BE – Rusi në qershor në linjë me 5 parimet dhe vlerat e interesat tona themelore”, ka thënë ai.

Related Articles