Presidenti i Letonisë e quan historike vizitën e Presidentes Osmani në Letoni

Presidenti i Letonisë e quan historike vizitën e Presidentes Osmani në Letoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Rinkēvičs e ka quajtur vizitën e Osmanit, historike.

“Jam shumë i lumtur që sot e mirëpres në një vizitë pune Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Osmani Sadriu. Është një vizitë historike, gjatë këtij takimi kuptuam se në fakt kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës në Letoni. Megjithatë ka qenë në Letoni më parë si anëtare e parlamentit, por në cilësinë e Presidentes dhe duke përfaqësuar institucionin e Presidencës së Kosovës ajo është këtu për herë të parë në Letoni, gjë që vetëm sa nënvizon se marrëdhëniet tona, si politike ashtu edhe ekonomike, po zhvillohen mjaft shpejt dhe me sukses dhe dua të nënvizoj se konfirmova mbështetjen tonë të pakursyer për Kosovën, në emër të Letonisë, si dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e Integrimit Evropian.”, ka thënë ai.

Rinkēvičs e ka përmendu edhe vizitën e tij para disa muajve në Kosovë.

“Unë vetë e vizitova Kosovën këtë vit në fakt në mars, këtë vit në pranverë kur vizitova edhe ushtarët e KFOR-it. Aktualisht kemi dislokuar rreth 140 ushtarë ose trupa në Kosovë dhe atëherë me znj. Presidente diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë rajonale dhe besoj se jemi vende me të njëjtat mendësi, jemi në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtën faqe kur bëhet fjalë për shumë çështje të ndryshme dhe gjithashtu konfirmova se politikat e sigurisë dhe të jashtme të Kosovës janë plotësisht në përputhje me politikën e sigurisë dhe të jashtme të Bashkimit Evropian.”, shtoi ai.

Related Articles