Presidenti i Liberisë ul pagën e tij për 40 për qind

Presidenti i Liberisë ul pagën e tij për 40 për qind

Presidenti i Liberisë, Joseph Boakai, ka njoftuar se do të ulë pagën e tij për 40 për qind.

Zyra e tij tha se ai shpresonte të krijonte një precedent për “qeverisje të përgjegjshme” dhe të demonstronte “solidaritet” me siberianët, shkruan BBC.

Pagat e qeverisë kanë qenë nën një shqyrtim intensiv kohët e fundit pasi liberianët ankohen për rritjen e kostos së jetesës. Rreth një në pesë njerëz jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë në shtetin e Afrikës Perëndimore.

Boakai zbuloi në shkurt se paga e tij vjetore ishte 13 mijë 400 dollarë. Prerja do ta ulë atë në 8 mijë dollarë.

Related Articles