Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur në takim këtë të martë, Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Në këtë takim Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar mysafirin për situatën në veri të Kosovës “dhunën dhe diskriminimin ndaj serbëve në Kosovë”.
Ai ka thënë se Beogradi do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke kërkuar masa të menjëhershme që garantojnë siguyrinë e serbëve.
“Kjo është parakusht për bisedime të mëtejme me përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq.