Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mamli Krasniqi, do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Gazeta Enigma.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e PDK-së, ku është shtuar se takimi do të zhvillohet të martën.
Po ashtu është njoftuar se vendi i takimit do të jetë në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 09:00.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë të martën (16 gusht 2022), Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj. Vendi: Kuvendi i Kosovës, Salla N204. Koha: 09:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Enigma/