Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka theksuar se ‘bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri”.
“Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Begaj. / Gazeta Enigma.