Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi për në Maldive të mërkurën, disa orë para se të jepte dorëheqjen mes protestave të përhapura për trajtimin e një krize shkatërruese ekonomike.
Rajapaksa, gruaja e tij dhe dy truproja u larguan në bordin e një avioni të Forcave Ajrore të Shri Lankës, sipas forcave ajrore në një deklaratë, shkruan Reuters.
Një burim qeveritar dhe një person i afërt me Rajapaksa thanë se ai ishte në Male, kryeqyteti i Maldiveve.
Ikja e presidentit i jep fund sundimit të klanit të fuqishëm Rajapksa, që ka dominuar politikën në vendin e Azisë Jugore për dy dekadat e fundit.