Presidenti i Sierra Leones shkruan për takimin me Osmanin

Presidenti i Sierra Leones shkruan për takimin me Osmanin

Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin.

Ai u shpreh shumë entuziast për raportin midis dy shteteve, dhe u tregua i hapur për bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë të dyja vendet.

“Isha shumë i ngazëllyer që takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, në Antalia gjatë Forumit Diplomatik të Antalias”, ka shkruar Bio në X.

“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet bilaterale midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar të bashkëpunojmë në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dyja vendet.”

Related Articles