Presidenti i Tajvanit Lai Ching-te raporton se Kina e konsideron aneksimin dhe “eliminimin” e Tajvanit si një përpjekje të madhe kombëtare.
“Sfida më e madhe është të përballemi me ngritjen e fuqishme të Kinës, (e cila është) duke shkatërruar status quo-në në ngushticën e Tajvanit dhe e konsideron aneksimin e Tajvanit dhe eliminimin e Republikës së Kinës si kauzën e madhe rinovuese të popullit të saj,” tha ai.
Gjatë një ngjarjeje në një akademi ushtarake ku foli Lai Ching-te, ai shtoi se kadetët duhet të mbrojnë Tajvanin nga aneksimi i Kinës dhe se e ardhmja e ishullit mund të përcaktohet vetëm nga njerëzit e tij, raporton Reuters.
“Ne me të vërtetë duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis vetes dhe armiqve tanë dhe midis mikut dhe armikut, dhe absolutisht nuk mund të pranojmë disfatizmin e ‘beteja e parë është beteja e fundit’”, shtoi Lai.