Presidenti i Ukrainës: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës

Presidenti i Ukrainës: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka thënë se vendi i tij duhet ta kthejë [do territor të cilin ia ka marrë Rusia dhe se Moska zyrtare duhet të ndëshkohet për krimet që ka bërë.

Gjatë një video-fjalimi në Facebook, presidenti Zelensky tha se nuk do të ketë konflikt të ngrirë dhe se ukrainasit do të vazhdojnë të mbrohen nga shteti terrorist siç e quajti ai Rusinë.

“Vetëm humbja e dukshme e agresorit, humbja e gjithçka të kapur prej tij dhe përgjegjësia e tij ligjore ndërkombëtare për agresionin janë pengesa kundër çdo lufte të re. Kjo është ajo për të cilën po punojnë diplomatët tanë në organizimin e një përgjigjeje globale politike, ekonomike dhe ligjore ndaj agresionit rus. Duke mbrojtur vendin tonë, ne automatikisht mbrojmë të gjithë ata që janë kërcënuar ose mund të kërcënohen nga një shtet terrorist”, ka thënë Zelensky.

Më herët presidenti ukrainas deklaroi se negociatat me Rusinë nuk do të jenë të mundshme nëse mbahen referendume në territoret e okupuara të vendit të tij. Ai shtoi se Kievi nuk do t’i lëshojë asnjë territor Rusisë.

Related Articles