Kryeministri sllovak, Robert Fico, është në një gjendje të qëndrueshme, por “jo ende jashtë rrezikut”, thanë zyrtarët, ndërsa presidenti i zgjedhur i vendit, u lut për unitet pas një të shtëna që nxori në pah ndarjet e thella politike të muajve të fundit.
Të shtënat, përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik evropian në më shumë se 20 vjet, shkaktoi valë tronditëse në të gjithë kontinentin, me liderët që e lidhën dhunën me një klimë politike gjithnjë e më febrile dhe të polarizuar në të gjithë vendet e tij në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, njofton The Guardian.
“Është tronditëse të shohësh se dikush mund të bëhet viktimë e ideve të tij politike. Tre javë përpara zgjedhjeve, kjo është jashtëzakonisht alarmante”, tha kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së.
“Le ta bëjmë një fushatë intensive kur bëhet fjalë për fjalët, por jo përtej kësaj.”