Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), Armando Duka ka dhënë një pasqyrë të Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret drejt Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
Ai tregoi se Kombëtarja e Shqipërisë në fazën e grupeve në eliminatoret drejt Botërorit “Katar 2022” nuk arriti të kualifikohej më tutje, duke u pozicionua në vendin e tretë në Grupin “I” me vetëm 18 pikë të arkëtuara.
Duka në konferencë për medie këtë të shtunë tregoi se pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, aktivitetet e ekipeve kombëtare për vitin 2021 kanë qenë të shumta.
“Në mënyrë të shkurtër do të thosha që aktivitetet në përgjithësi të ekipeve kombëtare të vitit 2021 kanë qenë në numër të shumta, pavarësisht se në një periudhë jo të zakonshme, në një periudhë jo të lehtë, sepse dihet që kemi punuar nën kërcënimin e virusit i cili shpeshherë na ka infektuar në të gjitha nivelet në nivelet e lojtarëve teknikëve të stafeve por gjithsesi është realizuar një numër i konsiderueshëm seleksionimesh, ndeshjesh miqësore, dhe janë aq shumë saqë mbase për dikë që nuk merret shumë me futboll duken të çuditshme”, tha ai. https://developers.facebook.com/docs/plugins/embedded-posts/?prefill_href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFederataShqiptareeFutbollit%2Fposts%2F4362724007160128#:~:text=on%20your%20page.-,%3Cdiv%20class%3D%22fb%2Dpost%22%20data%2Dhref%3D%22https%3A//www.facebook.com,posts/4362724007160128%22%3EE%20h%C3%ABn%C3%AB%2C%2015%20n%C3%ABntor%202021%3C/a%3E%3C/blockquote%3E%3C/div%3E
Duka më tej vuri në dukje aktivitetet e grupëmoshave:
por vetëm një ekip i moshave U17 apo U19 ka realizuar më shumë se 70 ditë stërvitje të përbashkët duke i bashkuar bashkë me ndeshjet apo seleksionimet dhe e njëjta gjë është bërë në të gjitha ekipet duke filluar që nga U15 deri te U21 pa përmendur këtu A-në”, tha Duka.
Më pas, Presidenti i Kombëtares Shqiptare foli edhe për fazën e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, duke thënë që Shqipëria ka treguar paraqitje pozitive, dhe se ky ekip është shumë premtues për të ardhmen.
“Unë do t’i konsideroja të suksesshme dhe çdo njeri me objektivitet që e njeh futbollin do e konsideronte të suksesshme. Ekipi kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë në histori më parë, ka bërë gjashtë fitore dhe katër humbje, ka pas paraqitje pozitive, ka rinovuar ekipin, ka element të ri në ekip dhe ajo qa është më kryesorja është premtues, premtues për të ardhmen”, tha Duka.
Përveç paraqitjeve të suksesshme, Duka u shpreh i kënaqur edhe me trajnerin Edoardo Reja, ku më pas tregoi që objektivi kryesor i Shqipërisë ka qenë vendi i tretë në këto kualifikime.
“Duke qenë që ka një lloj interesi për trajnerin dhe stafin e tij për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme, kanë ndihmuar ekipin në arritje të rezultateve. Objektivi real, edhe në fillim kur kemi parë shortin për Shqipërinë, ka qenë ky që të ishte në vendin e tretë. Pa dyshim që është luftuar për të qenë në Kupën e Botës, është luftuar për të pas një vend në ‘play-off’, dhe si asnjëherë tjetër këtë radhë në këto kualifikuese ishim shumë afër, mund t’i kishim arritur, për disa arsye jo vetëm sportive, por në ndeshjen e fundit kundër Polonisë në ‘Air Albania’, nuk patëm fat, patëm shumë mungesa, tre futbollistë u cënuan nga, ose u detyruan të ndahen nga ekipi për arsye të Covidit kështu që nuk arritëm të ishim në ‘play off’ për Kupën e Botës ‘Katar 2022′”, tha Reja.
Në fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” Shqipëria pozicionohej në Grupin I së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, San Marinos dhe Andorrës.
“Kuq e Zinjtë” arritën që të zënë vendin e tretë në këtë grup, duke grumbulluar 18 pikë historike, pas gjashtë fitoreve dhe katër humbjeve.