Presidenti iranian: Çdo përpjekje për ta detyruar Iranin të dorëzohet është e destinuar të dështojë

Presidenti iranian: Çdo përpjekje për ta detyruar Iranin të dorëzohet është e destinuar të dështojë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit për ta detyruar Iranin të “dorëzohet” është e “destinuar të dështojë dhe populli iranian nuk do ta pranojë kurrë një qasje të tillë”.

Duke folur në një takim me zyrtarët e shërbimeve emergjente në Teheran të mërkurën, Pezeshkian tha se Teherani nuk po kërkon luftë apo paqëndrueshmëri, raporton BBC

Në vend të kësaj, presidenti tha se “[Irani] gjithmonë ka theksuar nevojën për bisedime konstruktive dhe ndërveprim me vende të ndryshme”.

Deklaratat e tij, të raportuara nga mediat iraniane, vijnë pasi Trump tha se bisedimet SHBA–Iran mund të rinisin në Pakistan “brenda dy ditëve të ardhshme”.

Related Articles