Ebrahim Raisi ka lëshuar një deklaratë duke përshëndetur “trimat” e IRGC-së që “i dhanë një mësim regjimit sionist”, shkruan Aljazeera, transmeton Gazeta Enigma.
“Ndëshkimi i agresorit që ishte premtimi i vërtetë i liderit suprem u përmbush”, tha presidenti iranian.
Ai shtoi se operacioni ishte “brenda kornizës së të drejtave për vetëmbrojtje legjitime” si një përgjigje ndaj veprimeve agresive të Izraelit.
Raisi tha gjithashtu se Irani gjatë gjashtë muajve të fundit, si dhe në javët e fundit, përdori të gjitha mjetet për të treguar “ndikimet e tmerrshme” të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli.
“I rekomandojmë mbështetësve të regjimit okupator që të vlerësojnë këtë veprim të përgjegjshëm dhe të duhur të kryer nga Republika Islamike dhe të ndalojnë mbështetjen e verbër të këtij regjimi agresor”, shtoi ai.