Presidenti iranian: Irani nuk do të ndalë programin bërthamor

Presidenti iranian: Irani nuk do të ndalë programin bërthamor

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Irani nuk do të ndalë aktivitetin e tij bërthamor dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta për të ndjekur një program bërthamor civil, transmeton agjencia zyrtare IRNA.

Gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron, Pezeshkian tha se Irani është i gatshëm të ofrojë garanci për ndërtimin e besimit në aktivitetet e tij bërthamore, por programi nuk mund të hiqet si pasojë e kërcënimeve apo sulmeve, transmeton BBC.

Ai paralajmëroi gjithashtu Macronin se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve izraelite do të jetë “më shkatërruese”.

Megjithatë, Pezeshkian theksoi gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim për të ndërtuar besim lidhur me aktivitetet paqësore bërthamore të vendit.

Related Articles