Presidenti dhe Zonja e Parë u nisën për të udhëtuar drejt Atlantas, Xhorxhia, në ditën e 100-të në detyrë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në fjalimin e tij të parë në sesionin e përbashkët të Kongresit të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Presidenti Joe Biden e vuri theksin tek plani i tij ambicioz për infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës, duke vlerësuar rolin e qeverisë si një forcë në interes të së mirës.
Kjo ngjarje tradicionale amerikane ishte dukshëm e ndryshme kësaj here për shkak të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.