Presidenti serb: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

Presidenti serb: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pas kthimit nga Praga ka folur për deklarimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti se rajoni është në rrezik nga Serbia dhe bashkëpunimi Beograd-Moskë.

“Askush më nuk e beson historinë e Kurtit për destabilizim”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kreyministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

“Është një storie që e dëgjojmë për rreth tetë muaj rreth asaj si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë presidenti serb.

Related Articles