Presidenti Trump e quan Jack Smith “të çmendur” dhe “kriminel”

Presidenti Trump e quan Jack Smith “të çmendur” dhe “kriminel”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka folur sot para mediave, ku ka komentuar ftesën që i është bërë prokurorit të posaçëm Jack Smith nga Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillon kundër tij.

I pyetur në lidhje me këtë zhvillim, Trump pati një reagim të ashpër:

“Ai (Jack Smith) është një individ i çmendur, po,” tha Trump.

Kur u pyet për ftesën që i është bërë Smithit nga Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar në lidhje me hetimet e tij, presidenti Trump pati këtë përgjigje:

“E po ashtu duhet. Jam i habitur që zgjati kaq shumë. Ne po flasim për krime të dhunshme, po krim kundër një kundërshtari politik. Edhe për këtë duhet të flasim,” shtoi ai.
“I çmenduri Jack Smith, për mendimin tim, është një kriminel.”

Related Articles