Presidenti turk: Ne do të ndihmojmë në monitorimin e zbatimit të armëpushimit në Gaza

Presidenti turk: Ne do të ndihmojmë në monitorimin e zbatimit të armëpushimit në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se qeveria e tij do të ndihmojë në monitorimin e zbatimit të armëpushimit në Gaza.

Gjatë një fjalimi në Ankara, ai theksoi se Turqia do të kontribuojë gjithashtu në rindërtimin e Gazës.

“Me vullnetin e Zotit, ne si Turqi do të marrim pjesë në forcën e misionit që do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes në terren”, tha Erdogan.

Një zyrtar i Hamasit tha më parë se ndërmjetësit e marrëveshjes – të cilët përfshijnë Katarin, Egjiptin dhe ShBA-në së bashku me Turqinë – kishin rënë dakord të jepnin garanci për të parandaluar shkeljet e marrëveshjes, shkruan Skynews

Related Articles