Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të ketë një kundërpërgjigje më të fortë” ndaj sulmeve ruse mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Në një thirrje që i bëri Charles Michel nga BE-ja, Zelensky kërkoi sanksionet mbi industrinë bërthamore të Rusisë.
E ky reagim vjen pasi forcat ruset kanë kryer një sulm tjetër në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.Lexo po ashtu:Ukraina pretendon se trupat ruse po minojnë blloqet e centralit bërthamor
Nga ky sulm është plagosur një punonjës i centralit bërthamor. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Energoatom.
Në anën tjetër, ukrainasit akuzojnë rusët që po minojnë zonën përreth centralit bërthamor, madje sipas inteligjencës ukrainase Moska po fsheh arsenalin në këtë vend.
Një veprim i tillë po shihet si veprim qyqar, për faktin se nga frika e madhe se do të pësojnë debakël të paparë, i kanë vendosur tanket, artilerinë dhe armët e tjerë në afërsi të centralit.
Talked with @eucopresident Charles Michel, told about the situation on the battlefield, in particular at the Zaporizhzhia NPP. Russian nuclear terror requires a stronger response from the international community – sanctions on the Russian nuclear industry and nuclear fuel. (1/2)— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2022