Presidenti ukrainas: Nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të shkatërruar

Presidenti ukrainas: Nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të shkatërruar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina nuk do ta falë Rusinë “për asnjë jetë të vetme ukrainase të shkatërruar “.

Kjo u tha në 10 vjetorin e betejës së Ilovaisk, ku qindra ushtarë ukrainas u vranë nga trupat ruse.

Ai është shprehur se veprimet e Rusisë nuk do të harrohen dhe nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, shkruan Sky News.

“Ky ishte një krim i planifikuar, cinik rus që Ukraina nuk do ta harrojë kurrë dhe nuk do ta lërë pa u ndëshkuar”.

“Dhe ne nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të vetme ukrainase të shkatërruar”, është shprehur ai.

Related Articles