Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pa formimin e Asociacionit të Komunave serbe nuk do të mund të ecet përpara kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Bisedimet tona me shqiptarët nga Kosova ishin shumë të pasuksesshme, me ndërmjetësues jashtëzakonisht të vështira, arritëm në atë pikë që nuk pajtohemi për asgjë, as për njohje, e as për njohje reciproke, u thashë mos ejani në Beograd me ato histori, për të bërë kompromis. Zgjidhjet për çështjet tjera nuk kemi arritur, nuk ka marrëveshje për tabelat, ata fillojnë ti zbatojnë masat më 1 shtator, por afati për këtë është dy muaj”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “Kurti është i bindur se të folurit në serbisht do t’i bindë serbët të heqin dorë, sepse duan t’u tregojnë se Mitrovica e Kosovës nuk është Serbi”.
“I kemi thënë shqiptarëve dy gjëra sa i përket dokumenteve, ne mund t’jua dokumentat edhe juve, edhe neve, por për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të lëvizin dhe të hyjnë dhe të dalin nga territori i Kosovës. Ne jemi të gatshëm të pranojmë dokumentet e tyre, por të nxjerrim një “shtojcë” të përgjithshëm që ata do ta vinin në dukje në vendkalimet administrative, me të cilin do të pranonim dokumentet e tyre. Në atë “shtojcë” shkruan: “Mundësimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, e as të paragjykoi sovranitetin. Për këtë kërkojmë garanci nga BE-ja. Po kërkojmë që çdo serb nga veriu i Kosovës të hyjë në territorin e Kosovës dhe të dalin kur të duan. Nëse na e konfirmojnë këtë, ne kemi zgjidhur një problem të vogël”, tha Vuçiq.
Vuçiq shton se ata ende presim garanci për atë propozim dhe se kriza po thellohet.
“Është e rëndësishme që ne të reagojmë me qetësi dhe stabilitet dhe është e rëndësishme që të mos shpallemi fajtorë për kolapsin e negociatave dhe prandaj duhet të jemi serioz dhe të përkushtuar ndaj dialogut”, shtoi ai.