Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Pragë do të ketë një takim trepalësh me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku temë do të jetë ndër të tjera edhe Kosova.
Në takim do të diskutohet edhe integrimi evropian, si dhe sanksionet kundër Rusisë dhe pozicionimit strategjik të Serbisë në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan Tanjug.
Tutje, bëhet e ditur se në Samitin e Pragës, do të diskutohet për iniciativën për krijimin e një bashkësie politike evropiane si platformë për dialog ndërmjet anëtarëve ekzistues të Bashkimit Evropian dhe atyre vendeve që aspirojnë për të.