Presidentit i ikën truri, godet me grusht kryesorin, e plas në tokë

Presidentit i ikën truri, godet me grusht kryesorin, e plas në tokë

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe të dënueshëm në fushën e lojës.

Faruk Koca zbriti në fushë sapo mbaroi ndeshja (1-1) mes skuadrës që ka në pronësi, Angaragucu, dhe Rizesporit.

Ai i drejtohet trupës së gjyqtarëve dhe godet direkt grusht kryesorin Umut Meler, me këtë të fundit që rrëzohet menjëherë përtokë.

Arsyeja (e pajustifikuar) e këtij agresioni fizik ishte një penallti e dhënë në minutën e 97-të kundër ish-skuadrës së tij, e cila u shndërrua në gol.

Vështirë se ky episod do të kalojë pa në ndëshkim shembullor.

Related Articles