Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të komentojë secilën deklaratë të politikanëve apo individëve, pas incidentit të saj në Aeroportin e Shkupit.
Muharremi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto veprime tregojnë që presidentja është e tensionuar dhe se “ndoshta duhet të shkojë në pushime”.
Postimi i tij i plotë:
Presidentja duhet me u qetësu (cool down) pak. Në një ambient politik toksik në Ballkan është shumë vështirë me qenë grua dhe në politikë. E kur nuk ke parti e përkrahje, edhe më vështirë është, kuptohet. Por nuk mundet presidentja e vendit me komentu secilin detaj e dekleratë të individëve dhe politikanëve. As stafi i saj (apo nëse ajo vet e ka shkruar) nuk duhet me quajt një lider të opozitës rusofil. Ka shumë veprime kohën e fundit që sugjerojnë që Presidentja është e tensionuar dhe duhet të ftohet dhe ristartoj sistemin përsëri. Pushime, deti, ndoshta? Ndoshta është normal me qenë tens para zgjedhjeve me shumë pasiguri përpara dhe kur janë përdorur dhe harxhuar shumica e opocioneve politike, disa dy herë.. Megjithatë, ajo ka pasur një karrierë të mirë politike, mbase më të mirë se gjithkush tjerët. Presidente aq e re, ka luftuar dhe pasur besime orgjinale brenda LDK dhe ka pasur guxim me bë aleancë me LVV dhe me i fitu zgjedhje, e votuar masovikisht. Të gjitha këto mjaftojnë me qenë pozitive, e përmbushur dhe më e matur. Jeta deri tani i ka sjellur shumë të mirë, Kosova i ka japur shumë gjithashtu. Ajo ka ende rol, se ne nuk kemi mundësi me humbë profilet si ajo me gjithë këtë eksperiencë të akumuluar. Por e gjithë kjo, e ardhmja, duhet të ndërtohet pozitivisht.. me më shumë durim dhe kuptueshmëri. Pa negativitet, pa reagime që nuk i përkasin nivelit të saj. Me qetësi.