Presidentja e Kosovës merr ftesë nga ambasadori i Zvicrës për në Forumin Ekonomik Zviceran

Presidentja e Kosovës merr ftesë nga ambasadori i Zvicrës për në Forumin Ekonomik Zviceran

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin Zviceran, Thomas Kolly.

Në këtë takim, ambasadori Kolly ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur kështu edhe gatishmërinë e institucioneve zvicerane për një kapitull të ri të bashkëpunimit akoma më intensiv.

Ndërsa presidentja Osmani theksoi se të dy vendet gëzojnë një raport të veçantë shkaku i lidhjes së afërt që kanë qytetarët e Kosovës me Zvicrën.

”Jemi të interesuar shumë që ta thellojmë bashkëpunimin dhe t`i shohim mundësitë për avansim të shkëmbimeve tregtare, zhvillimin e diplomacisë ekonomike, dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme që nga sundimi i ligjit e deri te mbrojtja e mjedisit”, tha Osmani.

Në këtë takim po ashtu ambasadori zviceran, në emër të Forumit Ekonomik Zviceran, i përcolli ftesën Presidentes Osmani për takimin e radhës që do të mbahet në shtator, ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha zvicerane e botërore.

Osmani dhe Kolly diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për mundësitë për realizimin e një bashkëpunimi bilateral për sigurimin e vaksinave në një të ardhme të afërt.

Related Articles