Presidentja e Kosovës pritet në Shkup me vallen e Tropojës

Presidentja e Kosovës pritet në Shkup me vallen e Tropojës

Presidentja Vjosa Osmani, vizitën e saj maratonike në Maqedoni të Veriut, edhe sot e ka vazhduar me aktivitete të shumta.



Në Shkup, konkretisht në komunën e Çairit, Osmani shikoi teksa disa vajza të reja vallëzuan nën ritmet e Valles së Tropojës, të cilat ishin veshur me veshje tradicionale.

Presidentja shikonte vajzat duke kërcyer, teksa vetë duartrokiste.

E para e shtetit sot vizitoi komunën e Çairit, ku mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Osmani më pas u nis drejt Tetovës, ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.

Related Articles