Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka reaguar për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin në paraburgim në Serbi.
Edhe presidentja hungareze njësoj si kryediplomatja e këtij vendit, ka pretenduar se Hungaria ka ndihmuar në lirimin e tre policiëve kosovarë.
Novak ka shkruar në Twitter se lirimi i tre policëve është veprim i mençur i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Tre policët e Kosovës u liruan të martën për tu mbrojtur në liri nga Gjykata e Kralevës.
Ata ishin rrëmbyer në territorin e Kosovës javë më parë.
Për lirimin e tyre kryeministri Albin Kurti, i ka falënderuar për angazhimin ShBA-në, vendet e BE-së dhe Shqipërinë.