Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Kosovës ka ndarë “Çmimin për Guxim-Vasfije” për doktor Shukri Gërxhaliun.
Vajza e tij, Gonxhja teksa falënderoi qendrën për çmimin e dhënë tha se dëshira më e madhe e babait ishte drejtësia për të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës.
Presidentja Vjosa Osmani e vlerësoi lartë kontributin e mjekut Shukri Gërxhaliu.
Ajo tha se Gërxhaliu ka bërë punë të jashtëzakonshme në rajonin ku ka pasur numër të madh të grave të dhunuara.
Gërxhaliu vdiq më 26 shtator, derisa përveç që trajtoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, dëshmoi edhe në procese gjyqësore për këto çështje.