Presidentja Osmani: Anija Made in Kosova, gati për botën

Presidentja Osmani: Anija Made in Kosova, gati për botën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në vendin tonë po prodhohen edhe anije të cilat mund të përdoren në të gjithë botën, raporton Gazeta “Enigma”.

E para e vendit përmes një postimi në Facebook ka thënë se anija Made in Kosova është gati për krejt botën.

Osmani u shpreh tejet krenare lidhur me prodhuesit vendorë.

“Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, tha ajo.

Related Articles