Presidentja Osmani do të vizitojë Deçanin

Presidentja Osmani do të vizitojë Deçanin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta vizitojë Komunën e Deçanit, pas rritjes së vazhdueshme të të helmuarve në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas rritjes së numrit të të helmuarve do ta vizitojë Deçanin. Për orën e saktë të vizitës do të njoftoheni më vonë”, thuhet në njoftim

Deri më tani mbi 800 qytetarë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Dyshime për këtë helmim të qindra banorëve të Deçanit fillimisht ka qenë nga uji i pijes./Gazeta Enigma/

Related Articles