“Presidentja Osmani është përgjegjëse nëse ka bllokada në formim të institucioneve”

“Presidentja Osmani është përgjegjëse nëse ka bllokada në formim të institucioneve”

Procesi i formimit të institucioneve përgjegjëse pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ishte tema e emisionit të sontëm të Rubikonit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, në Klan Kosova sqaroi përgjegjësinë në rast se ka bllokada për ta formuar qeverinë.

Ai tha se në këtë rast i takon presidentes Vjosa Osmani, të ndërmarrë masat e nevojshme.

“Ajo është përgjegjëse për funksionim të institucioneve të cilën e thotë Kushtetuta, është balancuese e tyre”, tha ai në Klan Kosova.

Hasani theksoi se në rast se Osmani nuk e bën këtë e shkel Kushtetutën./ 

Related Articles