Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
“Ippon në 30 sekonda! E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Vetëm 37 sekonda i mjaftuan Distria Krasniqit, për t’u kualifikuar më tej në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Ajo e vendosi në kokërr të shpinës kundërshtaren e saj nga Indonezia, Maryam March Maharani.