Presidentja Osmani: Më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit

Presidentja Osmani: Më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit

Në Ditën e Refugjatëve, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka theksuar se në këtë ditë kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e refugjatëve në mbarë botën, raporton Gazeta Enigma.

Presidentja Osmani, ka thënë se, gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit.

Në shkrimin e plotë të Osmanit thuhet:

“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit. Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”. /Gazeta Enigma

Related Articles