Presidentja Osmani në takim me Wieland, rithekson qëndrimin se Kosova është në krah të Ukrainës

Presidentja Osmani në takim me Wieland, rithekson qëndrimin se Kosova është në krah të Ukrainës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Europian Rainer Wieland,  për të diskutuar lidhur me zhvillet e fundit në rajonin.

 Sipas saj, e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale të krijuar pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Osmani ka theksuar se Kosova është në anën e Ukrainës dhe popullit të saj, duke konsideruar të drejtën e patjetërsueshme të saj për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

 Gjatë takimit, presidentja ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin ndaj kosovarëve. 

Related Articles