Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ua dorëzojë flamurin shtetëror, Ekipit Olimpik që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio.
Dorëzimi i flamurit, sipas agjendës, pritet të bëhet mbrëmjen e së hënës, tek Amfiteatri i Parkut Gërmia në Prishtinë.
Kujtojmë që këtë herë Kosova do të prezantohet me 11 sportistë në disciplina të ndryshme, dhe sërish pjesa më e mahe e sportistëve janë Xhudistë, sport ky nga i cili pritet që Kosova të fitojë së paku një medalje olimpike.
Lista e sportistëve pjesëmarrës në Olimpiadë “Tokyo 2020”:
Majlinda Kelmendi – xhudo (- 52 kg)
Distria Krasniqi – xhudo (- 48 kg)
Nora Gjakova – xhudo (- 57 kg)
Loriana Kuka – xhudo (- 78 kg)
Akil Gjakova – xhudo (- 73 kg)
Egzon Shala – mundje (- 125 kg)
Drilon Ibrahimi – shenjëtari sportive (10 m. Pushkë ajrore)
Donjeta Sadiku – boks (57 – 60 kg)
Eda Zeqiri – not (400 m. stil i lirë)
Olt Kondirolli – not (100 m. stil i lirë)
Musa Hajdari – atletikë (800 m.)