Presidentja Vjosa Osmani do ta vazhdojë turin nëpër komuna të cilën e kishte ndërprerë shkaku i vizitave jashtë vendit.
Sipas zyrës për media të Presidentes, nesër Osmani do ta vizitojë komunën e Pejës.
Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër ( e mërkurë, 1 qershor), viziton komunën e Pejës. Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh: Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në sheshin e Pejës.
Kurse, në orën 13:20, Presidentja Osmani në Pejë do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals) si dhe do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.
Osmani nesër do t’i takojë OJQ-të nga komunitetet joshumicë në qytetin e Pejës me fillim nga ora 16:45.