Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe në lidhje me njohjen reciproke.
Ajo e ka quajtur këtë njohje si të vetmen zgjidhje e cila sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë.
“Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike të cilat diskutohen në Bruksel, siç e dini ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutime për fatin e të zhdukurve me dhunë, marrëveshje të cilën Kosova e shtynë me shumë ngulm, apo edhe tema tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes”, u shpreh ajo.
Osmani thha se nuk ka pasur kërkesë nga ShBA-ja që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke.
“Megjithatë nuk ka pasur kërkesë qoftë nga ShBA-ja apo partnerët tjerë brenda BE-së që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke pasi është domosdoshmëri që të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë ajo.