Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies heroin, Ilaz Kodra.
Osmani tha se ai ishte një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari.
“Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë”, tha Osmani.
E para e shtetit të Kosovës tha heroi Ilaz Kodra, do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
“Sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së. Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, tha ajo.